Trump: Nuk do të tërhiqem për Groenlandën, është e domosdoshme për sigurinë globale
Presidenti amerikan konfirmon vijimin e përpjekjeve për Groenlandën dhe njofton takim shumëpalësh në Davos.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij për Groenlandën, duke e cilësuar ishullin si thelbësor për sigurinë kombëtare dhe globale.
Trump bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me, Sekretarin e Përgjithshëm të, lidhur me këtë çështje dhe se është rënë dakord për një takim shumëpalësh në Davos të Zvicrës.
“Pata një telefonatë të rëndësishme me Mark Rutte-n, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, lidhur me Groenlandën. Kam rënë dakord për një takim shumëpalësh në Davos të Zvicrës”, ka shkruar Trump në platformën Truth.
Pavarësisht reagimeve ndërkombëtare dhe debatit të ndezur politik, presidenti amerikan theksoi se pozicioni i tij mbetet i pandryshuar.
“Siç ua kam bërë të qartë të gjithëve, Groenlanda është e domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe globale. Nuk ka kthim prapa. Të gjithë janë dakord për këtë”, shtoi Trump.